Vodhën rreth 700 mijë euro në banesat e VIP-ave, zbardhen përgjimet që fundosën nënë e bir në Tiranë


Rozerta Dobi dhe Havier Dobi, të akuzuar për grabitjen e 120 mijë eurove në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi kanë dalë paraditen e sotme para gjykatës. Pas hetimeve të kryera, Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me Burg” për të dy të akuzuarit.

Gjithçka nisi pas denoncimit për vjedhjen e banesës te “Rruga e Kosovarëve” nga zyrtarja Klosi. Zbulimi i vjedhjes së shtëpisë i ka sjellë kësaj të fundit edhe pasoja hetimore.

Tragjedinë në Kanalin Anglez, dyshohet për 50 viktima, reagon sekretarja e…
Përveç asaj të zyrtares Alda Klosi nënë e bir dyshohet se kanë grabitur 4 banesa të familjeve VIP, ku Rozeta punonte si pastruese.

Policia kreu një tjetër kontroll në banesën e 49-vjeçares një ditë më parë dhe iu gjeti në tubin e aspirimit edhe 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat tashmë janë sekuestruar nga policia.

Për 400 mijë eurot e fshehura në tubin e aspiratorit, nënë e bir u zbuluan nga përgjimet në të cilat folën me njëri-tjetrin, supozohej, me kode por në një moment, i biri i pastrueses, Havier Dodi është shprehur se ishin me fat që nuk i kishin gjetur lekët e tjera. Ishte pikërisht ky sinjali i bluve për t’u vënë në lëvizje lidhur me shumën e majme që do të gjenin në tubin e aspiratorit.

Rozeta Dobi së bashku me të birin pasi vodhën paratë në banesën në rrugën e Kosovarëve, një zonë e shtrenjtë në kryeqytet, kanë blerë edhe 2 makina Benz, të cilat 23-vjeçari i reklamonte në rrjetet sociale.

Baby Boo