VMRO sërish pengon Dimitrovin në Kuvend

Për të dytën ditë me radhë VMRO DPMNE-ja opozitare po pengon Ministrin e Jashtëm, Nikolla Dimitrov që të raportojë për realizimin e politikes se jashtme në Komisionin parlamentar për Politikë të Jashtme, njofton Alsat-m.

Baby Boo

Kreu i komisionit nga radhët e VMRO-së, Antonio Milloshoski dhe bashkë-partiakët e tij janë decid se para se t’i jepet fjala Dimitrovit, deputetët duhet të kenë qasje në dy dokumente të klasifikuara që kanë të bëjnë me takimet e liderëve në janar dhe maj të këtij viti.

Për shumicën parlamentare këto kërkesa paraqesin vepra të rënda penale dhe dëmtojnë interesat shtetërore. Ndërsa vetë Ministri, Dimitrov tha se është skajshmërisht jokorrekte të shfaqen shënime nga takimi i janarit, përderisa në atë takim nuk ka pasur marrëveshje për marrje të shënimeve.


Restorant Lumare