VMRO: RASHKOVSKI S’JEP PËRGJIGJE PËR PROVIZIONIN, “PAS TENDERIT SKANDALOZ QËNDRON PERSONALISHT KRYEMINISTRI ZAEV”


Ivanka Vasillevska nga VMRO-DPMNE-ja, tha se Rashkovski në konferencën për shtyp nuk e thotë të vërtetën dhe se refuzon të japë përgjigje për provizionin. Edhe sot, ajo akuzoi se ai e kurdis tenderin për kompaninë italiane “Leonardo” për furnizimin e sistemit të radarit për Navigacionin e Maqedonisë.

“Z. Rashkovski, jeni shumë i qartë në incizimin që e dëgjuam në mediat ku thoni Leonardo will win. Zoti Rashkovski, kjo inicion se qartazi kurdisni se kush duhet të fitojë tenderin. Sot është e qartë se Dragi Rashkovski ka negociuar në rol të personit të angazhuar nga kryeministri Zoran Zaev. Sot bëhet e ditur se pas porosisë së tenderit skandaloz qëndron edhe personalisht z. Zaev”, theksoi Ivanka Vasillevska nga VMRO-DPMNE.

Baby Boo