VMRO: Pushteti nuk deshi reforma zgjedhore


Mos miratimi i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, sipas VMRO-DPMNE-së do të thotë që zgjedhjet e ardhshme lokale, do të jenë të parat të cilat bëhen pa rekomandime të OSBE-ODIHR-së. Në konferencë për mediat, Aleksandar Nikollovski deklaroi se VMRO-DPMNE kishte dy kërkesa për ndryshime në Kodin zgjedhor. E para rekomandimet e OSBE-ODIHR-së dhe zgjedhja e kryetarëve të komunave që në rrethin e parë.

Ai shtoi se fajtor që nuk u bënë ndryshime të kodit zgjedhor janë vetë partitë e vogla në koalicion me LSDM-në të cilat kërkuan lista të hapura, e kur VMRO-DPMNE pranoi, vetë kërkuesit u tërhoqën. Sipas Nikollovskit, nëse në Kodin Zgjedhor vendoseshin rekomandimet e OSBE/ODIHR-së do të kishte më shumë kontroll ndaj partive për financimin e fushatës.

Nëse ndryshohej Kodi zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-së do të arriheshin shumë qëllime. Para së gjithash do të rritej llogaridhënia dhe kontrolli i resurseve shtetërore me rekomandime të reja, ku do të duhej në tërësi të informohet Komisioni shtetëror për pengimin e ko*rrupsionit për shfrytëzimin e plotë të resurseve shtetërore… Me rekomandim të OSBE/ODIHR-së do të konfirmohej mënyra procedura dhe numri i nënshkrimeve të nevojshme për propozim të listave të pavarura të kandidatëve, për çka u bë debat i madh në opinion- deklaroi Aleksandar Nikollovski, VMRO-DPMNE.

Baby Boo