VMRO pro*testa para ministrisë së shëndetësisë


Na thanë ‘Jetë për të gjithë’, ndërsa shteti është një v*arr i madh për shkak të paaftësive në pushtet, në vend të fitoreve, ne numërojmë të vd*ekurit. Kështu thanë nga VMRO-DPMNE-ja në pro*testën e sotme para Ministrisë së Shëndetësisë nën moton “Shëndeti dhe jo përfitim”. Deputeti Vlladimir Gjorçev, fjalimin e tij e nisi me një minut heshjte për të gjithë 3 600 të vd*ekurit nga koronavirusi dhe drejtoi kr*itika të shumta ndaj pushtetit.

Vlladimir Gjorçev, deputet i VMRO-DPMNE-së
“Sot në Maqedoni derisa po flasim, po përgaditen 33 varre, sot 33 familje më të dashurit e tyre i dërgojnë atyre, për të mos i parë kurrë më, një minut heshtje sepse dhimbja është e madhe dhe sepse të vdekurit janë të shumtë, ndërsa paaftësia është e tmerrshme, nuk është normale të vdesin nga 30 njerëz në ditë, dhe askujt asgjë”.
Nga pushteti e kr*itikojnë pro*testën e tyre. LSDM përmes një komunikatë me shkrim drejtuar mediave thonë se VMRO po bënë dyftyrësi të rëndë, nga njëra anë siç thonë aktrojnë shqetësim për shëndetin e në anën tjetër organizojnë pro*testa.

LSDM
“Për VMRO-DPMNE-në regjistrimi nuk është i sigurt për shëndetin e qytetarëve, ndërsa pro*testat e tyre ishin të sigurta. U tregua edhe njëherë se nga fillimi i pandemisë, por edhe sot, VMRO-DPMNE dhe Mickoski janë në anën e gabuar, në anën e kundërt të intersave të qytetarëve dhe sistemit shëndetësor”.

Për pro*testën reagoi edhe Ministria e Shëndetësisë. Ata thonë se u vjen keq që partia opozitare VMRO DPMNE synon të parandalojë betejën e punonjësve shëndetësorë dhe të parandalojë furnizimin e vaksinave kundër Covid 19. Nëse partia opozitare kujdesej për qytetarët, pacientët, familjet e tyre, mjekët, infermierët, personelin tjetër mjekësor , shtojnë ata VMRO nuk do të pro*testonte në një vend ku ka numrin më të madh të pacientëve të shtruar në vend.

Baby Boo