VMRO: Paratë e Armatës shkojnë për referendumin


VMRO-DPMNE-ja akuzon partinë në pushtet se po i keqpërdorë fondet e ministrive për të mbështetur fushatën e referendumit. Sipas tyre, LSDM-ja po i lë keq institucionet për të realizuar marrëveshjen me Greqinë, të cilën e konsiderojnë si të dëmshme për shtetin. Aleskandër Nacev nga VMRO-DPMNE-ja drejtoi gishtin kah Ministria e Mbrojtjes duke e fajësuar të parën e këtij institucioni, Radmilla Sheqerinska për ndarjen e 1 milion eurove për mbështetjen e fushatës për referendumin. Sipas Nacev, këto para duhet të ishin dedikuar aty ku e kanë vendin, në përmirësimin e kushteve të ushtarëve

Përderisa ushtarëve nuk u paguhet rruga, punojnë me uniforma të vjetra ndërsa shkojnë duke u varfëruar, Sheqerinska nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes jep 1 milion euro për fushatën e referendumit për të shminkuar marrëveshjen kapitulluese me Greqinë. Kushtet për punë në ushtri asnjëherë nuk kanë qenë më të këqija. Kjo është kështu sepse paratë e parapara për mbrojte harxhohen për gjithçka tjetër, pos për ushtrinë- deklaroi Aleksandër Nacev – VMRO-DPMNE.

Një ditë më parë, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska tha se integrimi i vendit në NATO është prioritet strategjik për Maqedoninë, andaj edhe e kanë parë të arsyeshme që të japin një shumë të tillë të parave për referendumin. Sipas saj, këto fonde kanë qenë të parapara për diçka të ngjashme, por në vend se t’i shfrytëzojë Ministra e Mbrojtjes, Sheqerinska tha se mjetet do t’i dorëzohen Kuvendit i cili do të organizojë mënyrën e shpenzimit të mjeteve që do të mblidhen.Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska sot tha se ende nuk është vendosur se nga sa mjete për mbështetjen e referendumit do të ndahen nga të gjitha ministritë. Carovska njoftoi se Qeveria po analizon mundësitë buxhetore të secilës ministri, dhe se javën e ardhshme Qeveria do t’i publikojë të dhënat se nga sa mjete do të ndajnë ministritë për fushatën e referendumit.

Qeveria bën analiza dhe javën e ardhshme do të dalë me të dhënat konkrete. Ende definohen të gjitha hapat që do të ndërmerren se çka do të hyjë në atë fushatë dhe kur do të ketë Qeveria një qëndrim zyrtarë do të ju informojë. Qeveria në përgjithësi bën analizë për mundësitë buxhetore, kur të ketë detaje të reja do të dalë dhe do t’i prezantojë në publik- tha Mila Carovska – Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Ndërkaq në VMRO-DPMNE ende nuk është shterrur debati nëse kjo parti mbështet, kundërshton ose bojkoton referendumin.

Baby Boo