VMRO nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve lokale pa “fingerprint’


VMRO-ja nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve lokale nëse paraprakisht nuk futet në përdorim mekanizmi për evidentimin e qytetarëve me pajisje për gisht.
Paralajmërimin e ka bërë deputeti nga radhët e VMRO-së, Aleksandër Nikollovski, i cili thekson se ka afat të mjaftueshëm deri sa të blihen pajisjet e duhura.
“Për ne respektimi i ligjit nuk ka alternativë. Në ligj shkruan se evidentimi i qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme do të jetë me ‘fingerprint’. Lu*ftuam për këtë kërkesë dhe ia dolëm.

Nuk heqim dorë. Ka mjaftueshëm kohë që të blihen këto pajisje. Zgjedhje lokale dhe zgjedhje eventuale parlamentare do të jenë me ‘fingerprint’”, tha Nikollovski.
Marrëveshja për përdorim të këtyre pajisjeve u arrit në takimin mes Zaev dhe Mickoski. Zgjedhjet lokale duhet të mbahen më 24 ose 31 tetor, pas përfundimit të regjistrimit të popullatës që duhet të fillojë më 5 shtator dhe të përfundojë më 30 shtator.

Baby Boo