VMRO nuk demanton për “kryeministrin shqiptar”: Do të ishte mirë nëse Grubi i pranon zgjedhjet e parakohshme parlamentare


Pas intervistës të zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi në ClickPlus në TV21, ku tha se VMRO-DPMNE-ja e pranon kryeministrin shqiptar në 100 ditëshin e qeverisë, reaguan edhe nga VMRO-DPMNE-ja. Nga kjo parti nuk e demantojnë për “kryeministrin shqiptar, por kërkojnë nga Grubi të tregojë që BDI ka pranuar zgjedhje të parakohshme në vitin 2022.

“Do të ishte mirë që Artan Grubi të dilte dhe të thoshte se BDI i pranoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare vitin e ardhshëm. Për dallim nga LSDM dhe BDI, ne nuk do të biem në grackën e tezave dhe romantizmave nacionaliste që përdorin për të mbuluar krimin që ndodh. Duke pasur parasysh kapacitetin modest të Artan Grubit dhe politikën e tij për të mbjellë urrejtje, përçarje dhe nacionalizëm, nuk presim një qasje të ndryshme nga politikat që kemi parë tashmë”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

Baby Boo