VMRO, nismë për kongres të jashtëzakonshëm


Ish zyrtarë dhe disa aktualë të VMRO-DPMNE-së kanë dalë me një nismë për të kërkuar dorëheqjen e liderit të partisë Hristijan Mickoski. Nismëtarët janë zyrtarë të mëparshëm dhe aktualë të kësaj partie. Ata thonë se duhet të ketë një kongres të jashtëzakonshëm për të zgjedhur një drejtues të ri. Mickoski thonë se duhet të largohet sepse ai humbi zgjedhjet presidenciale, lokale të parakohshme dhe parlamentare.
“Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ta dëgjojë thirrjen e anëtarësisë dhe të caktojë një kongres të jashtëzakonshëm për zgjedhjen e kryetarit të partisë- deklaroi Vesna Damçevska – Ilievska, VMRO DPMNE.

Edhe ish shefi i policisë sekrete, Sasho Mijallkov iu bashkëngjit nismës për kërkimin e dorëheqjes nga Mickoski.
“LSDM-së i përshtatet kryetar opozite i cili është mësuar të humbasë dhe refuzon të ballafaqohet me realitetin dhe përgjegjësi. Është koha për ndryshime. Është koha për kryesi të re, serioze, që do ta marrë mbështetjen e anëtarësisë- pohoi Sasho Mijallkov- ish shef i DSK-së.
Duke komentuar nisë m, VMRO-DPMNE doli me akuzë n se nismëtarët punojnë për interesat e Zoran Zaevit.

VMRO DPMNE:

“Për VMRO-DPMNE, në vend të lojërave intriguese të koalicionit “Meriot” që u shërben interesave të Zaevit, më e rëndësishme është lufta kundër menaxhimit katastrofik të vendit.”
Kryetari i tanishëm i VMRO-DPMNE-së në Ilinden, Zhika Stojanovski, ish-kryetari i Aerodrom Ivica Konevski dhe ai i Butelit Petre Latinovski, janë ndër nismëtarët që kërkojnë dorëheqjen e Mickoskit.

Baby Boo