VMRO: Mashtrim është gjithçka që premtoi LSDM-ja para zgjedhjeve, është koha për t’ju thënë mjaft me politikave kriminale


Një vit LSDM, një vit rrena dhe mashtrime. Shteti është peng i Zaevit dhe kartelit të tij, thuhet në deklaratën e partisë opozitare, OBRM-PDUKM-së.

Ata shtojnë se në protestën e mbajtur ditën e shtunë, qytetarët kanë vendosur dhe i’u kanë kundërshtuar kriminalitetit të kësaj qeverie e udhëhequr nga Zoran Zaev.

Ata theksojnë se është rrenë dhe mashtrim gjithçka që është premtuar para zgjedhjeve “Nuk ka 500 euro rrogë, nuk ka 100.000 denarë rrogë për mjekët, nuk ka kthim të 15% të TVSH-së, nuk ka ndihmë sociale prej 12.000 denarë, shërim mjekësor falas, dhe nuk ka 600 kilometra autostradë të re dhe 550 kilometra rrugë magjistrale.

Një vit në qeveri, asgjë nuk arritën të bëjnë. Të vetmen gjë që e bënë është që zmadhuan borxhin publik mbi 5 miliardë euro dhe e zmadhuan akcizën e dizelit me çka qytetarët më shumë varfërohen”, thonë nga OBRM-PDUKM. /Telegrafi

Baby Boo