VMRO: Kovaçevski frikësohet nga Xhaferi, dje është dashur të shikojë futboll bashkë me të


Partia më e madhe opozitare në vend VMRO-DPMNE vazhdon akuzat ndaj Kryeparlamentarit Talat Xhaferit dhe Kryeministrit të vendit Kovaçevski. Në një komunikatë me shkrim për media ao thonë që Kovaçevski aq shumë i frikësohet Xhaferit sa që dje është dashur të shikojnë bashkë futboll.

Nëse bie Talat Xhaferi, bie qeveria, prandaj Kovaçevski bën budallallëqe dhe nuk mund të dënojë tërbimin në kuvend.

Kovaçevski është aq i frikësuar nga Xhaferi sa dje është dashur të shikojë futboll me të, vetëm për t’i treguar publikut se është pas Xhaferit dhe për të mbajtur turpin mbi vete.

Deri kur do të vazhdojë Kovaçevski të bëjë budallallëqe që BDI të mos largohet nga qeveria?

Të gjithë e dëgjuan Talat Xhaferin duke i sharë punëtorët në kuvend dhe duke bërë mobbing, vetëm Kovaçevski mezi pret që opinioni ta harrojë rastin, që të mos e dënojë Xhaferin dhe BDI-ja të mos inatoset me të.

Kovaçevski është i gatshëm të heshtë, edhe ngacmimet e punëtorëve në kuvend nga Xhaferi, vetëm për të qëndruar në pushtet.

Kovaçevski është gati për çdo gjë, qoftë edhe për të bërë një foto me primitivin nga Forino, ndërsa i gjithë opinioni është i neveritur, vetëm për t’u ulur edhe një ditë në karrigen e qeverisë.

Kovaçevskit i vjen turp për shtetin njejtë si Xhaferi, sepse është gati që pushteti të sakrifikojë një duzinë fatesh njerëzore dhe ta lërë popullin të ngacmohet nga Xhaferi, thuhet në komunikatën me shkrim nga VMRO- DPMNE.

Baby Boo