VMRO: Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse plotëson dëshira politike


Nuk ka orë policore për vatrat e virusit. Argumentet pro dhe kundër të kabinetit qeveritar kanë detyruar ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe ta tërheqë propozimin. Burime të Alsat nga mbledhja e Qeverisë thonë se ky propozim do të kthehet përsëri në Komisionin për Sëmundje Infektive. Debat të nxehtë kishte edhe në mbledhje të Shtabit Qendror të Krizës. Në konstatimin e fundit të KSI-së ishte propozuar që ora policore të kthehet në fuqi në vendbanimet ku virusi ka krijuar vatra. Sipas burimeve nga Shtabi i Krizës, pjesa dërmuese e anëtarëve kanë ndarë mendimin se masa policore nga ora 22 deri në orën 5 nuk ka efekt dhe se institucionet duhet të përqendrohen në monitorimin e zbatimit të tri masave bazike: mbajtja e distancës, vendosja e maskave dhe larja apo dezinfektimi i duarve. Ndërkohë, opozita akuzon Komisionin për Sëmundje Infektive se po punon me diktate politike. Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski thotë se vendi po shndërrohet në Vuhan Ballkanik.

Jemi futur në rrugë-qorre pikërisht për shkak të ambicieve të Zaevit, karrierës së Spasovskit dhe diktateve ndaj komisionit dhe shteti po ecë në kundërvajtje me lëvizjet e vendeve tjera. Të gjitha vendet fituan betejën, ndërsa ne po shndërrohemi në Vuhan Ballkanik me numra si në fillim të pandemisë- deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së

Jo zyrtarisht mësohet se deri në fund të javës, në Shtabin e Krizës dhe në Qeveri do ta hapet diskutimi edhe për masa tjera lehtësuese.

Baby Boo