VMRO kërkon shpalljen e gjendjes së krizës, ndihmë për qytetarët dhe bizneset


Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp tha se gjendja me vi rusin në vend po përkeqësohet në gjithë botën dhe se sipas tij qeveria duhet të shpall gjendje krize në të gjithë territorin e vendit.

“Gjatë ditës së djeshme në konsultim me ekipin e mjekëve dhe anëtarët e Komisionit për Shëndetësi në VMRO-DPMNE, si dhe me ekipin ekonomik kemi përgatitur dhe sot ofrojmë masa anti-krizë për qytetarët dhe bizneset. Për implementimin e masave duke marrë parasysh se Kuvendi është shpërndarë , VMRO-ja i propozon qeverisë të shpall gjendje krize në territorin e gjithë vendit, sipas nenit 3 aline 5 nga Ligji për Kriza”- tha mes tjerash Mickoski.

Ai ka kërkuar që Qeveria të sigurojë maska mbrojtëse dhe doreza falas për të gjithë qytetarët. Ai mes tjerash ka kërkuar që Qeveria të formojë një organ i cili do të kryej kontrolle të rregullta dhe të rrepta në të gjitha farmacitë dhe shitoret të cilët i rrisin çmimet e maskave mbrojtëse,dorezave dhe gjërave tjera elementare. Kreu i VMRO kërkoi që të jep ndihmë në para për të sëmurët dhe ata që janë në karantinë.

Mickoski poashtu tha se bizneset duhet të përkrahen dhe të lirohen nga obiligimet ndaj shtetit dhe bankave. Sipas tij, bizneset goditura sidomos hotelet, restorantet dhe lokalet e tjera të ndihmonen me subvencione nga shteti, 50% tu paguhen rrogat dhe obligimet e tjera për muajin mars. VMRO-DPMNE kërkoi që këto masa të pranohen nga Qeveria.

Baby Boo