VMRO kërkon përgjegjësi nga Qeveria për ikjen e Gruevskit


VMRO-DPMNE-ja përgjegjësinë për arratisjen e Nikolla Guevskit nga shteti e hedhin tek Qeveria dhe siç i quajnë ata gjykatat e kapura nga politika. Partia e ish kryeministrit Gruevski kërkon dorëheqjen e kryeministrit Zaev dhe ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski për përndjekjen politike që po i bëhet kryetarit të nderit, percjell Fakte

Është dënim politik dhe i padrejtë nga njerëz që lidhjet e tyre shpesh herë i perëndim se kanë lidhje me gjyqin. Ajo që kërkohet në këtë moment është dorëheqja e parevokueshme e ministrit për ndjekje dhe terror, Oliver Spasovski”- u shpreh Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Aleanca për Shqiptarët akuzon pushtetin për largimin e Gruevskit nga vendi. Lideri i ASH-së, Ziadin Sela kërkoi që kryeministri Zaev të dorëhiqet dhe bashkë me zgjedhjet presidenciale të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare.