VMRO-ja: ndryshimet në KSHZ, pas Kodit Zgjedhor dhe financimit të partive politike


Pas dështimit të seancës së djeshme ku duhej të emëroheshin anëtarët e rinj të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski për “Fokus” ka deklaruar se anëtarët do të zgjedhen pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dhe ligjin për financimin e partive politike, njofton Portalb.mk.

Sipas Arsovskit, për këtë vendim janë marrë vesh në takimin e liderëve.

“Dje, në pjesën e parë të takimit janë marrë vesh dhe është precizuar në lidhje me ndryshimet në pjesën e financimit të partive politike dhe Qeverisë teknike, që më pas menjëherë të votohet edhe KSHZ-ja me principin e vjetër, si më parë”, ka thënë Arsovski

Sipas Arsovskit, VMRO-DPMNE-ja tashmë ka përgatitur propozimet për KSHZ-në.

Përndryshe, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë mbrëmë nuk e mbajti seancën siç u paralajmërua nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, në të cilën duhej të zbatohet ajo që është dakorduar në takimin e liderëve për Ligjin për financimin e partive politike, për Ligjin për Qeverinë dhe për zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së.

Baby Boo