VMRO-ja me pa*di ndaj Talat Xhaferit dhe deputetëve me skafandër


Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dorëzoi në Prokurorinë Publike pa*ditë për kreun e Kuvendit Talat Xhaferi dhe për deputetët e infektuar që erdhën në Kuvend me skafandër. Sipas grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi dhe dy deputetët kanë shkelur Ligjin për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive.

“Maqedonia duhet të jetë shtet ku funksionojnë institucionet, posaçërisht Prokuroria Publike dhe Gjykata, andaj shpresojmë se Prokuroria Publike nuk do të bie pre e presioneve politike dhe do të veproj”, deklaroi Eli Fanova, deputete e VMRO-DPMNE-së.

Baby Boo