VMRO-ja godet LSDM-në për ligjin e ri të DAP-it


LSDM me ligjin e ri të Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) godet në privatësinë e qytetarëve. LSDM do të mund të ketë qasje në çdo llogari bankare të çdo qyteti. LSDM po e shfuqizon të ashtuquajturën “fshehtësi bankare” që është parim bazë e privatësisë të çdo qytetari. Me këtë reagim për media ka dalë sot VMRO-DPMNE duke shtuar se me këtë goditja ndaj privatësisë dëshirohet të merren informacione që më vonë do të përdoren për malverzime politike dhe reket ndaj njerëzve apo firmave të caktuara.

“Ndaj të ashtuquajturës transparencë, qytetarët bëhen mjet i kontrollit nga ana e LSDM-së. Me këtë, LSDM dhe Ministria e Financave do t’i detyrojnë qytetarët në mënyrën e vet ta ruajnë privatësinë në llogaritë e tyre dhe do të nxisin evazion tatimor. Me këtë ligj do të stimulohet ekonomia gri si në vitet e nëntëdhjeta dhe nga shtet i obliguesve tatimor do të shndërrohemi në shtet në të cilën do të mbisundojë ekonomia gri, duke iu falënderuar LSDM-së”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Baby Boo