VMRO-ja e Mickoskit nuk i hap dyert për shqiptarët

VMRO-DPMNE vazhdon të jetë një parti e mbyllur për shqiptarët, derisa LSDM me të madhe ka përfshirë në radhët e saj përfaqësues shqiptarë, duke nisur nga kryesia qendrore, ku nënkryetar i partisë është Muhamed Zekiri.

Baby Boo

Në kryesinë qendrore janë edhe dy shqiptarë të tjerë, ndërsa në forumet dhe degët në vendbanimet multietnike ka një numër të madh të shqiptarëve.

Nga ana tjetër, në VMRO-DPMNE e udhëhequr tanimë nga Hristijan Mickoski me kryesinë e re, nuk ka asnjë shqiptarë. Në komitetin ekzekutiv apo kryesinë e saj nuk ka asnjë, ndërsa pjesa e saj është Bajram Trebishki, pjesëtar i komunitetit të njohur torbesh nga rajoni i Rostushes.

Në faqen zyrtare të kësaj partie janë edhe emrat e komitetit qendror apo këshillit ku nuk figuron asnjë shqiptarë, përfshirë edhe degët partiake, derisa mund të evidentohen pjesëtarë të komunitetit torbesh, turq dhe boshnjakë.

Askund nuk duket as profesori i Hasanbegut, Muhamed Ahmeti, i cili ishte i nominuar nga VMRO-DPMNE si zv/kryetar i Shkupit nëse do të fitonte në zgjedhjet lokale. Ai ishte një figurë tejet e promovuar nga VMRO-DPMNE në zgjedhjet e fundit lokale, por dhe një kartë për të tërhequr votues shqiptarë.(INA)