VMRO-ja braktis sallën kur paraqiten për fjalë deputetët e pavarur të VMRO-DPMNE-së


Kostadin Kostadinov nga LSDM kritikoi Antonio Milloshovskin nga VMRO-DPMNE duke theksuar se ai është i fundit që mund të flet për drejtësi. Kostadinov porositi Miloshovskin që bombat të cilat i posedon t’i dorëzoj në Prokurori.

“Kolegë kohëve të fundit keni filluar të ndërroni ngjyrën e fytyrës, Kjo për mua nënkupton frikë. Ky Ligj për Prokurorinë Publike do të kaloj, ky ligj parashikon luftë për drejtësi kundrejt krimit”, tha Kostadionov.

Kundërpërgjigjet Antonio Milloshovski duke theksuar se kriminelët kanë fotografi të përbashkët.

Ndërkohë deputetët e VMRO-DPMNE-së, braktisin seancën kur marrin fjalën deputetët e pavarur të VMRO-DPMNE-së.

Baby Boo