VMRO-DPMNE: Xhaferi dhe Kostovski do të përgjigjen penalisht


VMRO-DPMNE-ja edhe njëherë i ka bërë me dije krye parlamentarit Talat Xhaferi dhe drejtorit të Gazetës Zyrtare, Martin Kostovski se në rast se e publikojnë Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë në Gazetë Zyrtare do të bëjnë vepër penale.

Sipas partisë opozitare, vepra e tillë nuk do të vjetrohet asnjëherë, ndërsa Xhaferi dhe Kostovski, bashkë me LSDM-në dhe kryeministrin Zaev do të përgjigjen për shkelje të ligjeve dhe Kushtetutës.

Reagimi i tyre vjen një ditë pas deklarimit të Kostovskit për Alsat, i cili tha se do të veprojë në përputhje me ligjet dhe rregulloret me qëllim që Gazeta Zyrtare të mos bëhet pengesë e proceseve progresive në Maqedoni. Javës që vjen, Ligji për ratifikimin e marrëveshjes do të gjendet përsëri para deputetëve në Kuvend.

Baby Boo