VMRO-DPMNE të marrtën do të dorëzoj në Kuvend propozim/vendim për shkarkimin e Filipçes


​Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi sot se grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së në seancën kuvendore të së martës do të dorëzojnë propozim/vendim për shkarkimin e ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe dhe zëvendësit të tij, Ilir Hasani.

“Në periudhën e ardhshme VMRO-ja do të merr shumë hapa. Deri të marrtën ministri i shëndetësisë duhet të deponoj dorëheqjen në Kuvend, në të kundërtën grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do të dorëzoj propozim/vendim për shkarkimin e ministrit të shëndetësisë dhe zëvendësit të tij. Propozim vendimet për shkarkim do të dorëzohen të martën para fillimit të seancës së caktuar, që të mund të futen në rendin e ditës”, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili njëherit parashtroi edhe shumë pyetje rreth ak*sidentit tr*agjik në spitalin modular në Tetovë, me çrrastë mbetën të vdekur 14 persona dhe 12 të lënduar.

“Në cilën mënyrë dhe me çfarë kualiteti u ndërtuan spitalet?
A kanë leje për përdorim spitalet modulare?
A kanë sistem kundër zj*arrit?
Pse u lejuan familjarët të kujdesen për të sëmurët, a thua mungon personeli mjekësor?”, pyeti Mickovski.

Baby Boo