VMRO-DPMNE: Taravari zëdhënës rezervë i BDI-së!


Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, gjatë një prononcimi për TV21, kishte theksuar se ai tashmë ka biseduar me struktura të VMRO-DPMNE-së, ku ka propozuar që kjo parti të mbështesë fazën e parë të ndryshimeve Kushtetuese respektivisht nevojën e këtyre ndryshimeve, e më pas të shkohet në zgjedhje të parakohshme kurse fituesi i këtyre zgjedhjeve të obligohet ta vazhdojë miratimin e ndryshimeve kushtetuese si njëfarë garance se do të vazhdohet rruga e evropiane.

VMRO-DPMNE nuk e komentoi dhe as që u përgjigj nëse kanë shqyrtuar këtë propozim, duke e quajtur Taravarin zëdhënës të BDI-së.

“Do të thoja se është mirë që zëdhënësi rezervë i BDI-së, Arben Taravari, të merret me tema lokale dhe me problemet e Gostivarit, pasi është e qartë se nuk i shkojnë për dore çështjet qendrore”, deklaroi Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-së.

VMRO-DPMNE, sic njofton KlanM, është pyetur edhe ta komentojë deklaratën e Ambasadores së SHBA-së në Shkup, se është lajmi i rremë mundësia për rinegocionimin e kornizës negociuese.

“VMRO-DPMNE lufton dhe angazhohet për gjasa korrekte dhe për mbrojtje të identitetit dhe veçantisë maqedonase dhe këto janë kërkesa legjitime dhe do ta vazhdojmë këtë luftë”, tha Stoilkovski.

Këto komente zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, I bëri gjatë press-konferencës ku shtruan pyetjen se ku është Teksti i Deklaratës për Ilindenin duke pretenduar se LSDM-ja ose ka frikë ose I është ndaluar ky dokument. VMRO-DPMNE, sic njofton KlanM, thotë se LSDM-ja kishte paralajmëruar një Deklaratë për nder të 120 vjetorit të Kryengritjes së Ilindenit. /KlanMacedonia

Baby Boo