VMRO-DPMNE sot protestë në Manastir kundër ndryshimit të emrit

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE sot ka thirrur një protestë në qytetin e Manastirit.

Sigma Doors

“U bëjmë thirrje gjithë qytetarëve, të cilët janë të pakënaqur nga kapitullimi i Zoran Zaevit, të pakënaqur nga marrëveshja e arritur me Ciprasin, të pakënaqur nga cunami ekonomik dhe shkretimi i Qeverisë së LSDM-së, që të na bashkëngjiten në protestën në Manastir. Protesta do të fillojë në orën 13:30, vendi Salla e sportit në Manastir, do vazhdojmë nëpër Shirok Sokak e deri te përmendorja e Goce Dellçevit, para Shtëpisë së kulturës” theksoi zëdhënësi i kësaj partie, Dimçe Arsovski.

Sipas tij, VMRO-DPMNE do të shfrytëzojë të gjitha format dhe mekanizmat për parandalimin e kësaj marrëveshje që sipas tyre është e dëmshme për vendin dhe interesat shtetërore e nacionale.