VMRO-DPMNE: “Reduktim fondesh për bujqit dhe blegtorët!” Nikollovski pohon se mbështetja për bujqit është mbi 205 milionë euro (VIDEO)


Opozitarja VMRO-DPMNE akuzon se me programin e ri për pagesë të drejtpërdrejtë në sektorin e bujqësisë, pushteti do të shkurtojë mbi 40 milionë euro, me çka bujqit në mes të krizës do të lihen në fatin e tyre. Cvetan Tripunovski nga kjo parti, thotë se pushteti me programin e ri për bujqësi parasheh vetëm 58 milionë euro, në vend të 100 milionë eurove që ishin premtuar si subvencione të drejtpërdrejta. Ai thekson se reduktim fondesh do të ketë edhe në blegtori.

“Në pjesën, gjegjësisht në nën masën, dy pagesa të drejtpërdrejta në prodhimtarinë blegtore. Paramendoni Qeveria parasheh vetëm pak më shumë se 3 milionë euro subvencione mizore për këtë kategori bujqish. Në programin e ri, Ministria parasheh ulje prej 300 denarëve për të gjithë ata që merren me kultivim të deleve. Programi i kaluar ishte 1.300 denarë, e tani është 1.000. Me programin e ri gjithashtu do të ketë shkurtim prej 300 denarëve për çdo qengj femër të mbajtur ku tani subvencioni do të jetë 700 denarë, kurse vitin e kaluar ishte 1.000 denarë“, theksoi Cvetan Tripunovski, VMRO-DPMNE.

Ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski në intervistë për MIA, i hodhi poshtë këto të dhëna si të pavërteta dhe pohon se Tripunovski bën përpjekje të ulëta për të mbledhur pika politike. Pres që këtë vit ndihma e përgjithshme për sektorin e bujqësisë të jetë mbi 205 milionë euro, thotë ministri Nikollovski.

“Dhe derisa përhapen gënjeshtra dhe lajme të rreme, derisa Cvetan Tripunovski është në kohë të prapambetur, ne flasim për harmonizim me politikën e përbashkët evropiane. Kjo erdhi në rendin e ditës, pasi i kemi shlyer borxhet. Kemi masa dhe politika të reja, projekte të reja kapitale të cilat deri më tani nuk ishin zbatuar, si dhe ligje të reja në përputhje me ato evropiane“, pohoi Lupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë.
Vitin e kaluar, programet e Ministrisë së Bujqësisë bashkë me investimet kapitale dhe programin IPARD, e kaluan shumën prej 200 milionë eurove.

Baby Boo