VMRO-DPMNE: Për festën e NATO-s janë shkelur procedurat e tenderimit


VMRO-DPMNE përmes një pres konference për media ka shfaqur dyshimet e saja në lidhje me shpenzimet e manifestimeve me rastin e marrjes së datës për në NATO.

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Dimçe Arsovski, madje kanë adresuar disa pyetje drejt Qeverisë në lidhje me tenderët dhe marrëveshjet e arritura me firmat që realizuan kremtimin, në lidhje me dhënien e tenderëve dhe çmimet e shërbimeve.

“Edhe pas një muaji nga kremtimi skandaloz i LSDM-së e cila dështoi pasi qytetarët nuk pajtohen me marrëveshjen e dëmshme me Greqinë, dalin në pah procedura të vogla milionëshe lidhur me organizimin e harxhimit të parave të qytetarëve. Kjo është mënyra se si punon LSDM-ja. Për këtë dikush duhet të përgjigjet. Shkelen procedura në çdo hap, nuk ka asnjë procedurë të pastër sa u takon tenderëve. E inkurajojmë Prokurorinë publike të hetojë edhe këtë rast që ka të bëjë me procedurën e dyshimtë të tenderit. Në fund Republika e Maqedonisë dhe qytetarët do të fitojnë, ndërsa LSDM do të përgjigjet për procedurat e këtilla jolegale”, ka thënë Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.

Baby Boo