VMRO-DPMNE: Osmani dhe koalicioni i tenderëve BDI – LSDM do të marrin vetura me qira 6 herë më shtrenjtë, ndërsa tenderët për blerje të veturave bëhen çdo vit


Qeveria përmes Ministrisë së Jashtme ka nënshkruar marrëveshjen për marrjen me qira të 175 automjeteve për dy ditë me vlerë 900 mijë euro.

Mjafton të bëni kërkimin më të thjeshtë në internet dhe do të arrini në përfundimin se edhe një automjet Mercedes i klasit S jepet me qira me një çmim prej 450 euro për një ditë, i cili kur shumëzohet me dy ditë dhe për 175 automjete, do të merrni një çmimi jo më i lartë se 160.000 euro.

Nga kilometrat shihet se qeveria do të paguajë 6 herë më tepër qiranë e automjeteve.

Akoma më tronditës është fakti se çdo vit qeveria shpall tendera miliona dollarësh për blerje automjetesh për ministritë apo organet e ndryshme shtetërore, thuhet në deklaratën e partisë.

Baby Boo