VMRO-DPMNE: Mediumet nën kontroll të LSDM-së përhapin lajme të rreme


VMRO-DPMNE me anë të një komunikate ka reaguar, dhe ka akuzuar LSDM-në për përhapjen e lajmëve të rreme, si dhe VMRO-DPMNE u bën thirje prokurorëve të ndershëm dhe profesionistë të inkurajohen dhe të hapin lëndë për rolin e Zoran Zaevit në rastin Reket dhe involvimin e tij në financimin dhe aktivitetet e 1 TV.

Reagim ndaj konferencës për shtyp të Bogdanka Kuzeska

1 TV, për të cilën edhe Zaevi pohoi se është proqeveritare, u shndërrua në vegël për zhvatje, presion politik dhe marrje me shantazh të milionë eurove nga biznesmenë. Tërë opinioni dëgjoi se Zoran Zaevi ka ditur edhe për shumat edhe për personat të cilët zhvaten, ndërsa ka qëndruar pas financimit të mediumit, përmes të cilit kanë punuar bashkëpunëtorët e tij, Katica Janeva dhe Boki 13.

Mediumet nën kontrollin e Zoran Zaevit gjatë ditëve të kaluara disa herë janë kapur “të gjallë” se si përhapin lajme të rreme me porosi të LSDM-së, të cilët në panik nga humbja e ardhshme zgjedhore, e kanë humbur kokën.

Nuk është vetëm miza nën kapelë, por kur bëhet fjalë për korrupsion, keqpërdorim të mediumeve dhe presioneve, Zoran Zaevi ka një tufë mizash rreth tij. Për këtë shkak, Maqedonia është regjim hibrid.

MPB dhe PTHP me urdhër të Oliver Spasovskit dhe Zoran Zaevit kanë kryer bastisje në Net Pres vetëm për shkak të publikimit të skandalit, ku ka dyshim për krim serioz nga ana e funksionarit të lartë në Qeverinë e LSDM-së. Këtë e kanë bërë derisa mediumet protestonin para PTHP-së kundër presioneve ndaj gazetarëve dhe mediumeve.

Zaevi dhe Spasovski kanë kryer sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së mediumeve dhe të drejtës së opinionit që të informohet.

Paditë penale dhe përndjekjet politike kundër redaktorit të Infomaks, Aleksandar Mitovski, gazetarit dhe redaktorit të Lider-it, Lupço Zllatev, kundër gazetarit Goran Momirovski dhe televizionit Alfa, janë tregues të qartë se pushteti frikohet nga e vërteta dhe nga drejtësia në Republikën e Maqedonisë.

VMRO-DPMNE u bën thirrje prokurorëve të ndershëm dhe profesionistë të inkurajohen dhe të hapin lëndë për rolin e Zoran Zaevit në rastin Reket dhe involvimin e tij në financimin dhe aktivitetet e 1 TV zhvatëse.

Baby Boo