VMRO-DPMNE: LSDM e zbaton në vepër grabitjen më të madhe dhe më brutale


Pas kuintave të fshirjes së emrit Republika e Maqedonisë dhe heqja dorë nga tradita, historia dhe kultura maqedonase, Zoran Zaev dhe LSDM e zbatojnë në vepër grabitjen më të madhe dhe më brutale ndonjëherë, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së përmediat. Grabitet, shtohet më tej, në mënyrë të pamëshirshme dhe të paturp.
“Përgjegjësi nuk ka. Organet e persekutimit janë nën kontroll të plotë dhe presion të kartelit kriminel të pushtetit. Në vend se të gjenden në bankën e të akuzuarve, të dyshuarit vazhdojnë të disponojnë me paratë e qytetarëve dhe të fshehin gjurmët”, thuhet në reagim. Karteli në pushtet, shtohet më tej, heq dorë nga gjithçka që është maqedonase, emrin, gjuhën, historinë, identitetin dhe kulturën, e ndryshoi Kushtetutën, i shkeli ligjet dhe procedurat, vetëm për të mbuluar milionat e grabitura në shpinën e qytetarëve të Maqedonisë. Qeveria e LSDM-së i shfrytëzon këto momente të errëta në historinë e Maqedonisë dhe kohë të turbullta për pagesën e borxheve ndaj për ndihmësit dhe shërbëtorët e tyre partiak.
“Buxheti i Maqedonisë, nëpërmjet Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik është dëmtuar për 10.5 milionë euro. Në momente kur ekonomia është në rënie të lirë, bruto prodhimi vendor shënon rritje minimale prej 0,1 për qind në gjysmën e parë për vitin 2018, ndërsa në vitin 2017 rritja ekonomike ishte 0 për qind, qindra mijëra euro kaluan në llogaritë e firmave fiktive, pronësi e personave të afërt të Zaev dhe LSDM-në. Që strategjia të jetë edhe më e madhe, në momente kur shuma milionëshe janë shpërndarë për inovacione të supozuara, Maqedonia për vitin 2018 shënon rënie për 27 vende në shkallën e inovacionit”, thuhet në kumtesën e partisë opozitare, VMRODPMNE.

Qëllimi i funksionimit të tillë kriminel, shtojnë më tej, është evident, qëllimi është blerje e mbështetjes për ndryshim të emrit dhe shtije të interesave shtetërore dhe kombëtare.
“Zaev dukshëm është i frikësuar, ka frikë se nuk do të mund të plotësojë koncesionet ndaj atyre të cilëve ju ka premtuar kapitullimin e Maqedonisë. Qytetarët nuk e përkrahin Marrëveshjen e kapitullimit me Republikën Helene, me të cilën kombi maqedonas kthehet në një komb artificial. Zaev e di se nuk e ka përkrahjen e qytetarëve, Zaev e di se duhet të shkojë sepse në fund Maqedonia do të fitoëj!”, shtohet në kumtesë.

Baby Boo