VMRO-DPMNE: LSDM e shndërroi Maqedoninë në vend në të cilin mbizotëron krimi dhe korrupsioni

Zoran Zaev dhe LSDM e shndërruan Maqedoninë në vend në të cilin mbizotëron krimi, korrupsioni dhe shantazhi. Të gjtihë e shikuan se si funksionarët nga pushteti i Zaevit vendosin para në valixhet e tyre, të gjithë e shikuan se si në valixhet Lui Viton mbahen para për të cilat ka dëshmi se kanë përfunduar te Zoran Zaevi dhe bashkëpunëtorët e tij.

Baby Boo

Prokuroria dhe gjyqësia nën kontroll direkt të Zaevit në vend se ta ndjekin dhe dënojnë krimin, tegtuan me drejtësinë, dhe ashtu patëm situatë në të cilën vëllau i gjykatëses kërkon shantazh prej 6 milion eurosh. Për këtë si dhe për çdo krim tjetër në shtet Zoran Zaev e ka ditur dhe i njëjti e ka mbrojtur.

Veprimtaria kriminogjene ishte modus vivendi për punën e pushtetit të Zaevit, vërtetim është edhe dëshmi se Milla Carovska dhe Aleksandar Kiracovski, por edhe shumë funksionarë tjerë partiak kanë ndërmjetësuar në marrëveshjet e errëta dhe shantazhet të cilat janë zhvilluar, ndërsa Radmilla Shekerinska në kontakte intime direkt ka komunikuar me kryerësit e operacionit të tillë.

Maqedonia dhe qytetarët nuk meritojnë pushtet të Zoran Zaevit i cili e fundos shtetin në krim, shantazh dhe korrupsion.

Qendra për komunikime me opinionin e VMRO-DPMNE-së

Restorant Lumare