VMRO-DPMNE: LSDM e pafuqishme ndaj problemit me ndotjen


Shkupi dhe Maqedonia po mbyten nga ajri i papastër, ndërsa Zoran Zaev dhe Petre Shilegov nuk marrin asnjë veprim, reagojnë nga partia opozitare VMRO-DPMNE.

“Sipas një analize nga Universiteti i njohur i Institutit të Çikagos të Politikave të Energjisë, ndotja e ajrit redukton jetën mesatare e një njeriu për gati dy vjet, e cila është faktor më i rrezikshme për vdekshmërinë nga shumë sëmundje infektive si tuberkulozi. Si pasojë e qasjes së papërgjegjshme i pushtetit të LSDM-së për mjedisin jetësor, dhjetëra njerëz përfundojnë te mjeku çdo ditë për shkak të problemeve shëndetësore të shkaktuara nga ajri i ndotur. Qytetarët përballen me probleme të vërteta shëndetësore për shkak të ndotjes së ajrit”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

Nga atje theksojnë se Zaevi dhe Shilegovi premtuan se do të merren menjëherë me ndotjen dhe tani kur ata janë në pushtet, ata nuk ndërmarrin asgjë për të reduktuar pasojat e ndotjes.

Baby Boo