VMRO-DPMNE kërkon që Qeveria t’i rrënojë ndërtimet pa leje në Kala, Matkë dhe Ohër


Kur tashmë qeveria e zbuloi identitetin e investuesit të ndërtimit pa leje tek Mavrovasja që po ndërtohet në kohë të tyre, dhe u ofrua ta rrënojë pa pagesë. atëherë sipas parimit të njejtë kërkojmë Qeveria pa pagesë t’i rrënojë edhe ndërtimet pa leje në vijim:

1. Ndërtimin e platformës pa leje në Matkë
2. Ndërtimin pa leje në afërsi të Kalasë së Shkupit tek kazerma Ilinden
3. Ndërtimin pa leje të Nefiut dhe verandën tek Çinari i Ohrit
4. Ndërtimet pa leje përgjatë brigjeve të Liqenit të Ohrit.
Nëse nuk e bën këtë, Qeveria tregon se i tërë ky është një teatër i lirë.

Prandaj konsiderojmë se pushteti krimi-tenderues i Zaevit po tenton të bëjë teatër me ndërtimin pa leje tek Mavrovasja. e vërteta është se mu ky pushtet i njejtë i ri-i vjetër lejoi të mbijë ndërtimi pa leje në një nga vendet më frekuentese në Shkup, kështu që me muaj shtyheshin se nën kompetenca të kujt është, mandej kërkonin përmes konkurseve të paguara se kush është investuesi, në mënyrë që tani gjoja të parashtrojnë padi penale dhe të paralajmërojnë rrënim.

E tërë kjo, qytetarëve do t’u kushtojë para, si përmes cirkut me konkurse në gazeta, ashtu edhe përmes rrënimit me para të popullit.

Është qesharake padia penale nga ana e Prokurorisë publike pasi që lejuan të ndërtohet. Prej këtu, logjikisht parashtrohet pyetja se si dhe kur u kuptua identiteti i pronarit të ndërtimit pa leje tek Mavrovasja? Nëse PP ka ditur për këtë dhe përse ka pritur aq gjatë? Nëse Zoran Zaev është i përzier në këtë dhe nëse për shkak të refuzimit të dëgjueshmërisë nga ana e pronarit të objektit, Zaev e zbuloi kryesin?

Çka tjetër të pritet nga qeveri-pa leje për të cilën pasurimi personal, korrupsioni dhe krimi janë veçoritë kryesore.
Me respekt,
Qendra e VMRO-DPMNE-së për komunikim

Baby Boo