VMRO-DPMNE: Hetim dhe përgjegjësi për 120 milion euro patjetër të ketë


Hetim dhe përgjegjësi për 120 milion euro patjetër të ketë… Debakli i politikave ekonomike të qeverisë së Zaevit tani po del në dritë. Epide(MEDIAL)me koronavirusin vetëm po përkeqëson gjendjen tashmë të dobët buxhetore. Po konfirmohet frika jonë se qeveria e Zaevit është e papërgjegjshme me paratë e popullit dhe po përgatitet për korrupsion zgjedhor, për të cilin tani do të paguajmë shtrenjtë. Në tre muajt e parë është shpenzuar, pothuajse 43% e deficitit të planifikuar në nivel vjetor, ndërsa asgjë nuk u ndërtua, që do të thotë se qeveria shpenzoi pjesën më të madhe të parave për qëllime parazgjedhore.

Vetëm për krahasim në tre vitet e kaluara për të njëjtën periudhë deficiti është realizuar mesatarisht 18%, ndërsa këtë vit është 43%. Përkundër shpenzimeve të buxhetit, realizimi i investimeve kapitale për tremujorin e parë është vetëm 8.45%, që do të thotë se ato para nuk janë shpenzuar në infrastrukturë, por për punësime partiake dhe shpenzime të tjera.

Që nga fillimi i vitit janë shpenzuar 120 milion euro më shumë se sa janë mbledhur, ndërsa një pjesë e madhe e këtij ndryshimi është bërë në një kohë kur nuk ka pasur asnjë implikim për epideminë e koronavirusit. Kjo do të thotë që secila familje në vetëm 3 muaj nga viti 2020 është e obliguar për 250 euro të reja. Vetëm në mars, vrima ishte 50 milion euro, ndërsa parashikimet e fundit të FMN-së janë që këtë vit, për shkak të paaftësisë së kësaj qeverie dhe masave të jo të parakohshme, ne do ta përfundojmë atë me një rënie prej 4% të BPV-së. Vrima buxhetore mund të rritet edhe në 1.3 miliardë euro nëse ndërmerren hapa të tjerë të papërgjegjshëm, që do të thotë se ky vit do të jetë një vit i kolapsit ekonomik.

Se që qeveria tepër vonë dhe shumë pak ka ndërmarrë masa për ta shpëtuar ekonominë, dëshmohet nga fakti se në fillim të marsit, kur VMRO-DPMNE-ja paralajmëroi dhe propozoi masa konkrete, ekipi ekonomik i qeverisë planifikoi vetëm 5 milion euro për ta mbështetur ekonominë.

Kjo është arsyeja pse mijëra punëtorë janë pushuar nga puna, ndërsa edhe aq kanë frikë se do ta humbasin punën e tyre.

Baby Boo