VMRO-DPMNE ende pa vendim për fushatën e referendumit


Pritet të vërtetohet qëndrimi se VMRO do ti lërë qytetarët që vetë të vendosin nëse dhe si do të votojnë më 30 shtator, edhe pse ky qëndrim mund të ndryshojë pas takimit të së shtunës të kreut të VMRO-së Hristian Mickovski, me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Mickovski ripërsëriti se marrëveshja për emrin është marrëveshje kapitulluese dhe e dëmshme për interesat shtetërore, por nuk deshi as pas takimit me Merkelin të sqarojë se cili ishte qëndrimi i kancelares ndaj këtij vlerësimi.

Gjithsesi nga ajo që deklaroi, VMRO do të vazhdojë të mbetet në terren në takime me qytetarët në kuadër të fushatës së VMRO-së ‘Verë punuese” dhe periudha e fushatës për referendumin do të shfrytëzohet për të bindur qytetarët për dëmet që do të kenë nga marrëveshja me Greqinë dhe për poltikat e gabuara të ekzekutit Zaev. Gjatë këtyre takimeve që VMRO paralajmroi se do ti vazhdojë edhe në periudhën që vjen, duhet të prezentohen edhe idetë dhe planet e opozitës për tëriituar besimin e qytetarëve dhe për tu rikthyer në pushtet./Pacensure

Baby Boo