VMRO DPMNE do të propozojë amendament për të përjashtuar punonjësit e mediave nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore


Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në takimin e sotëm me gazetarë informoi se grupi i tyre parlamentar gjatë debatit për Propozim-buxhetin në Kuvend do të propozojë që punëtorët e mediave të lirohen nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, me përjashtim të MRTV-së dhe MIA-s, sepse marrin para nga buxheti i shtetit.

Mickoski tha se bëhet fjalë për një shumë prej 10 milionë euro në vit.

Nëse kjo nuk pranohet nga Qeveria, sipas tij, ka shumë gjasa që nëse VMRO DPMNE formon qeveri, në ribalancin e parë në korrik, të parashikojnë lirimin e mediave nga këto detyra. Mickoski thotë se kjo do t’u mundësojë pronarëve të mediave të rrisin pagat e punonjësve të mediave.

Lideri i VMRO-DPMNE-së tha se të gjitha ligjet që tani janë refuzuar nga mazhoranca do të rikthehen nëse marrin shumicën në Kuvend në zgjedhje.

Baby Boo