VMRO-DPMNE: Do të formohet një shumicë e re e cila do t’i zbatojë reformat e nevojshme


Partia që pritet ta drejtojë qeverinë e re, VMRO-DPMNE edhe sot ka konfirmuar qëndrueshmërinë e listës me 61 nënshkrime të deputetëve që reflektojnë shumicën e re parlamentare. Partia e drejtuar nga Hristian Mickoski thekson se bashkimi i partive për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga koalicioni LSDM-BDI është i palëkundur. Theksohet se opozita e deritashme do të formojë shumicë të re që “të pasqyrojë kërkesat e qytetarëve dhe që është serioze për zbatimin e reformave.

“Qytetarët kanë zgjedhur ndryshimin. Aleanca për Shqiptarët, Alternativa, Lëvizja Besa dhe E Majta formuan shumicën për të rrëzuar qeverinë e Zaevit. Do të formohet një shumicë të re që duhet të pasqyrojë disponimin e qytetarëve dhe të zbatojë reformat e nevojshme. Nëse një qeveri e tillë nuk mund t’i garantojë këto gjëra, duhet të bëhen zgjedhje të parakohshme parlamentare”, thonë nga VMRO-DPMNE

Edhe Mickoski, gjatë paraqitjes së djeshme para gazetarëve, tha se koalicioni i ri është koalicion kundër krimit dhe korrupsionit. Sipas tij, akuzat e LSDM-së dhe BDI-së ndaj koalicionit, janë thjesht tentativë për të mbrojtur privilegjet dhe kolltuqet e pushtetit.

Baby Boo