VMRO-DPMNE do të ankohet në Strasburg për ngrirjen e pronave (Video)


Për ngrirjen e pronave të OBRM-PDUKM-së sot para Gjykatës Themelore Shkupi 1, ka reaguar zëdhënësi i kësaj partie, Naum Stoilkovski i cili tha se për atë, gjyqësia është e vendosur në kontroll dhe është ulur në nivelin e kriminelit të falur Zoran Zaev.

“Kjo nuk është një gjykatë, kjo është një shesh lojërash dhe një vend për përmbushjen e dëshirave të Zaevit. Ai po urdhëron gjykime, ai i parashikon gjykimet, ai vetë e reformoi derisa ishte ulur në ulësen e të akuzuarve për marrje ryshfeti, diçka që e shikoj e gjithë shteti”, theksoi Stoilkovski.

Siç tha ai, Këshilli Penal konfirmoi vendimin e Gjykatës për të ngrirë të gjithë pasurinë e partisë së OBRM-PDUKM-së dhe shtoi se partia po përgatit një ankesë në gjykatën e Strasburgut për të drejtën e shoqërisë dhe të drejtën e pronësisë.

“Kjo nuk ka të bëjë fare me udhëheqjen e lëndës e cila sipas instruksioneve partisë për larje hesapesh me opozitën, kryhet nga PSP. Kjo ka të bëjë vetëm me një përpjekje, tentim për të heshtur opozitën dhe për të tentuar të frikësojë publikun. Tani, kur po shkelet referendumi, shkelet demokracia, shkelet Kuvendi, poshtërohen deputetët nëpërmes dhunës të së drejtës dhe drejtësisë”, tha zëdhënësi i partisë së VMRO-DPMNE-së./Telegrafi/

Baby Boo