VMRO-DPMNE: Derisa funksionarët shtetëror të LSDM-së kurdisin tenderë, populli po pëson


Derisa bashkëqytetarët tanë i humbin jetët e tyre, banda edhe më tej është e fokusuar në krim dhe korrupsion.

Populli po pëson, derisa funksionarët shtetëror të LSDM-së kurdisin tenderë. Është skandaloze në këto kushte të situatës së jashtëzakonshme dhe pandemisë botërore, funksionarët e LSDM-së të merren me ndarjen e tenderëve në katër sy, njerëz të afërt me pushtetin në vend se me shëndetin e qytetarëve dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike që për momentin është katastrofal.

As epide(MEDIAL)e koronavirusit të rrezikshëm nuk e ka penguar bandën kriminale të LSDM-së në katër sy si ofertues i vetëm t’i ndajë tender firmës “Alpima gradba tim”- Strumicë ose NP “Drislla” dhe Shilegovit në lartësi me mbi 12 milionë denarë ose mbi 200.000 euro.

Parashtrohet pyetja nëse pas skandalit të tenderit me Drisllën ka edhe lidhje farefisnore?

A është e vërtetë se kushëri i sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski e ka fituar tenderin 12 milionë denarë, ndërsa ai që e ka ndarë është kushëri i bashkëshortes së tij?

Përgjigje të kësaj pyetje nëse ky tender është ndarë me aminin e Rashkovskit dhe Shilegovit patjetër të ketë.

Baby Boo