VMRO-DPMNDE fillon protestat kundër të ardhmes së Maqedonisë


Duke kërkuar largimin e kryeministrit aktual, Zoran Zaev, VMRO-DPMNE-ja ka njoftuar se do të mbajë protestë të dielën në Kërçovë.

“Që Republika e Maqedonisë t’i arrijë vlerat evropiane, është e nevojshme që LSDM dhe Zoran Zaev të largohen nga pushteti, pasi që vetëm kështu shteti dhe qytetarët do të përparojnë.

Për këtë i ftojmë qytetarët që të na bashkëngjiten në marshin protestues, që e organizojmë në Kërçovë, të dielën me fillim prej ora 13:00, në rrethrrotullimin e stacionit të autobusit”, shkruhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së./Pacensure

Baby Boo