VMRO dhe “E majta” interpelancë për kryeparlamentarin Xhaferi (VIDEO)


Për shkak të gjuhës shqipe, opozita maqedonase ka dorëzuar interpelancë për kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferin. Këtë e bënë të njohur në konferencën e përbashkët, grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe deputeti i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev.
Ata arsyetimin e tyre e bazojnë në tri pika, për shkak se Xhaferi në deklaratën e tij nga Samitit i Parlamentit Evropian ka folur vetëm në gjuhën shqipe, pastaj për mënyrën dhe zbatimin e gjuhës shqipe në Kuvend, si dhe për votimin e deputetëve në Kuvend.

Gordana Siljanovska Davkova, deputete e VMRO-DPMNE-së
“Kryetari jonë nuk është person i Parlamentit por është person i Qeverisë, nuk sillet si i pari mes të barabartëve, por sillet si zotëri i thjeshtë i Kuvendit, ndërsa ne ndjehemi si të jemi trup këshillues. As nuk është neutral, as nuk është i drejtë, as i paanshëm. Nuk e ruan rendin e Kuvendit si pronar i mirë sepse nuk kemi as kalendar pune. Ne jemi Parlamenti i vetëm në Evropë, ndoshta dhe në botë që nuk kemi kalendar pune”.

Dimitar Apasiev, “E Majta”
“Shkelja e Protokollit dhe Ndryshimit të Protokollit për organizimin e seancave në kushtet e krizës nga korona, kur kryetari- duke kryer vepër penale – lejoi dy deputetë pozitivë të Kovid-19 të votojnë me skafanderë në hapësirat e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, duke rre*zikuar shëndetin e të gjithë deputetëve të tjerë”.
Ai u bëri thirrje të gjithë deputetëve, nga qeveria dhe opozita, të mbështesin këtë interpelancë dhe, siç thotë ai, “së bashku t’i japin fund arbitraritetit të kryetarit të Parlamentit, i cili kohët e fundit sipas tij, tregon tendenca të papranueshme autokratike”.

Baby Boo