VMRO: BDI nuk janë mbrojtës të të drejtave përderisa i këndojnë diktatorit Enver Hoxha


Nëpërmjet një njoftimi të VMRO-DPMNE-së thuhet se BDI dhe LSDM të drejtat e qytetarëve i shumëzojë me zero dhe në vend të vlerave evropiane, ata i këndojnë diktatorit Enver Hoxha.“BDI dhe partneri i tyre në qeveri dhe në kr im, LSDM, u humbën krejtësisht. Në vend të vlerave evropiane, ata i këndojnë diktatorit komunist siç është Enver Hoxha. Në vend të demokracisë perëndimore, ata glorifikojnë regjimin totalitar që e bëri Shqipëria në kohën kur ishte shteti më i izoluar dhe më i varfër në Evropë”, thonë nga kjo parti.Ata shtojnë se tani shqiptarët e shohin Ahmeti se si këndon për Enver Hoxhën dhe, sipas VMRO-DPMNE-së, qytetarët e kanë të qartë se deklaratat e BDI-së për vlera evropiane janë dyfytyrësi.“Ata i kënaqen komunizmit, regjimit totalitar dhe diktatorit i cili ishte me Kinën BRSS dhe për këtë vuajtën shumë shqiptarë. Në fakt Ahmeti dhe BDI thellë brenda nuk janë mbrojtës të të drejtave dhe në vend të demokracisë ata preferojnë diktatorin totalitar Enver Hoxha”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Baby Boo