VMRO akuzon Qeverinë: Gjashtë mijë punësime partiake gjatë vitit 2018


Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski përmes një deklarate të tij ka thënë se mosrespektimi i ligjeve në Maqedoni është në gjitha sferat e shoqërisë. Sipas tij në mënyrë të organizuar dhe pa turp siç tha, “keqpërdoren paratë buxhetore dhe shpenzohen për punësime që janë joligjore dhe në gjitha fazat pa kritere”.

“Gjithsej për shtatë muaj gjatë vitit 2018, afërsisht 4.400 konkurse në mbi 700 institucione, për më shumë se rreth 5.900 punësime të reja. LSDM punëson në kundërshtim me gjitha rekomandimet e BE-së, në kundërshtim me të gjitha rregullat pozitive për punësim në Republikën e Maqedonisë dhe me këtë parashtrojmë pyetje deri te ministritë kompetente nëse ende ekzistojnë Inspektorati Shtetëror Administrativ, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Enti Shtetëror për Revizion”, ka thënë deputeti i VMRO-së Micevski, duke shtuar se qytetarët dhe taksapaguesit kanë të drejtë të dinë se ku shpenzohen këto para./pacensure

Baby Boo