VMRO, akuza pushtetit për uljen e natalitetit


Qeveria e kryeministrit Zaev fajësohet për zvogëlimin numrit të lindjeve të foshnjave. Këto akuza i bëri sot VMRO-DPMNE-ja, duke pretenduar se në kohën e tyre, janë angazhuar në rritjen e natalitetit, apo rritjen e numrit të foshnjave të lindura. Deputeti opozitar Vllatko Gjorqev, tha se kjo vjen si pasojë e politikave anti-familjare dhe anti-ekonomike që po i bën Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja. Gjorqev madje shoti se për shkak të gjendjes së keqe sociale, shumë njerëz po ikin jashtë shteti.

 Politikat katastrofale të Qeverisë së Zoran Zaev, kanë bërë që Maqedonia të përjetojë numrin më të vogël të bebeve të lindura në histori të këtij shteti. Në Maqedoni po na ndodh katastrofë demografike, në mënyrë rapide po bie numri i fëmijëve të lindur. Vetëm në tremujorin e dytë të vitit 2018, recesioni demografik i numrit të bebeve të lindura ka rënë për 6.3% . Ky është rezultat i politikave anti familjare dhe anti ekonomike të Qeverisë së Zoran Zaev. Po na ndodh katastrofë demografike, kolaps demografik. Shteti po mbetet pa popull dhe pa njerëz. Kjo nuk është jetë. Kjo është katastrofë”- tha Vllatko Gjorqev, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Baby Boo