VMRO: 100 ditët e qeverisë Zaev e kthyen vendin prapa

VMRO-ja ka reaguar për 100-ditëshin e Qeverisë Zaev, ndërkohë që sot ka paralajmlruar një protestë. Partia opozitare vlerëson se LSDM-ja e ka kthyer vendin një vit prapa, ekonomia është në ngecje, shteti është i kapur, gjykatat punojnë në diktat.

Baby Boo

“Qytetarët janë të zhgënjyer nga Qeveria. Një vit pasi LSDM-ja ka qenë në pushtet, nuk ka asgjë prej premtimeve për 500 euro pagë, 100.000 denarë paga për mjekët, kthimin në 15% të TVSH-së, 12.000 denarë për trajtim falas në spital, 600 km autostradë e re dhe 550 km rrugë. Të gjitha këto që premtoi LSDM janë një gënjeshtër e madhe”.

Ish-partia në pushtet vlerëson se qytetarët jetojnë më keq se një vit më parë, pagat po ulen, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë po rriten.

“Sasia e naftës që njerëzit të mund të blejnë me një pagë mesatare në vit është rreth 120 litra më pak. Nuk ka asnjë investim kapital të vetëm dhe borxhi publik ka tejkaluar 5 miliardë euro”, thekson VMRO-ja.

VMRO-DPMNE vlerësoi se ndërkohë që të gjithë janë të varfër, pasurohet vetëm “ “karteli Zaev”, i cili drejton vendin.