Vlora lëkundet sërish, tërmete të vogla gjatë natës


Vlora është lëkundur sërish nga tërmetet, ku sipas EMSC-së, janë me magnitudë rreth 2 deri në 3 ballë të shkallës Rihter dhe disa prej tyre kanë pasur epiqendër në detin Adriatik.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në fshatrat Bashaj, Matogjin dhe Vërmik. Sipas banorëve të fshatit Bashaj, lëkundje ka pasur dhe gjatë orëve të natës dhe në orët e para të mëngjesit, duke përhapur panik.

Edhe vetë banorët thonë se tërmetet kanë qenë më të vogla se të parat, por janë frikësuar sërish duke kaluar natën jashtë. /TCH

Baby Boo