Vlonjatet nuk pyesin për koronavirusin, fillojne plazhin


Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Shqipëria shkoi të enjtën në 23. Kështu harta e të prekurve nga Covid-19 në vendit tonë zgjerohet me dy vatra të reja infeksioni, në Elbasan dhe Rrogozhinë.
Në kuadër të situatës dhe shtimit të numrit të personave me koronavirus, prej disa ditësh tashmë autoritetet shëndetësore dhe qeveria u kanë bërë thirrje qytetareve që të qëndrojnë në shtëpi.

Thirrja që bëhet shpesh është: lani sa më shpesh duart, shmangni turmat, qëndroni në shtëpi si dhe mbroni veten me maska, doreza apo edhe solucione disfektuese për duart.
Më herët gjatë ditës së sotme, kryeministri Edi Rama njoftoi se do të bllokohen hyrjet dhe daljet si edhe qarkullimi me makina private nga qytetet kryesore të vendit duke filluar nga ora 06:00 e ditës së nesërme deri në mesnatën e së dielës. Vendimi prek qytetet më të mëdha të vendit, në të cilat jetojnë rreth 2 milion banorë.

Kështu, që pas konfirmimit të rasteve të para i shumtë ka qenë numri i qytetareve që janë ndërgjegjësuar dhe kanë ndjekur rregullat, por ka pasur dhe të tjerë që janë treguar kokëfortë dhe të vendosur për ta sfiduar virusin. Në televizion sheh edhe të moshuar që thonë: I di zoti këto punë.
Por pavarësisht rregullave dhe paralajmërimeve, si duket vlonjatët në jug të Shqipërisë nuk i tremb virusi korona. Moti sot është i mirë dhe ata nuk kanë ngurruar të dalin e të bëjnë plazh, edhe pse kohët e fundit daljet nuk rekomandohen shumë.

Duke folur për Abc News, një i moshuar në plazh tregon se nuk “e njeh fare” koronavirusin dhe nuk trembet fare. Gjithsesi, ai shton se në shtëpi i respekton rregullat.
Edhe pse Vlora mund të jetë larg nga Tirana, ku janë edhe rastet më shumta, koha ka treguar që vatrat e virusit vijnë e shtohen dhe pakujdesitë e neglizhenca mund të dëmtojnë të tjerat që po mundohen të kujdesen.

Baby Boo