Vlojnë arrestimet për drogë në rajonin e Tetovës


Gjatë kontrollit ndaj B.S., në xhepin e pantallonave është gjetur një ziper-qese me marihuanë, prej ku edhe është munduar të ik, por menjëherë është kapur nga policia, derisa nën ulësen e shoferit në veturë, është gjetur një qese e grisur me kokainë. Tre personat janë privuar nga liria, ndërsa droga e gjetur është fotodokumentuar dhe bashkë me veturën, janë marrë për ekspertizë. Pas zbardhjes së plotë të rastit, do të pasojnë edhe padi adekuate.

Nga policia e Tetovës njoftojnë se në të njëjtën rrugë, janë privuar nga liria 24vjeçari Sh.S. nga Tetova dhe 21-vjeçari E.R. nga fshati Gjurgjevisht i Gostivarit. Gjatë kontrollit të tyre, nga personi Sh.S. janë marrë tre paketime me marihuanë, të cilat janë dërguar për ekspertizë.

Pjesëtarët e policisë nga SPB-Tetovë, të mërkurën mbrëma në fshatin Çegran kanë privuar nga liria personin Sh.F. 25-vjeçar, tek i cili është gjetur një paketim me marihuanë. Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj personit Sh.F. do të lëshohet kallëzim penal, informojnë nga policia./Pacensure

Baby Boo