“Vjosa, shkarkoje burrin tënd i cili rri gjithë ditën në Prishtinë, por merr pagën si konsull në Shkup”


Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka shfuqizuar katër dekrete për konsuj të përgjithshëm në disa vende të Evropës.

E për këtë ka reaguar deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj. ku ka thënë se populli po e pret edhe shkarkimin e burrit të saj.
“Vjosë, Kosova po e pret shkarkimin e burrit tënd, i cili gjithë ditën rrin në Prishtinë por e merr pagën e konsullit në Shkup”, thuhet në reagimin e Kadrijajt.

Prindon Sadriu, bashkëshorti i Vjosa Osmanit dyshohet se ishte graduar kundërligjshëm nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, në gradën diplomatike Ministër gjatë vitit 2019.

Baby Boo