Vjosa Osmanit i mungojnë dy vota nga deputetët me të cilët kishte marrëveshje


Vjosa Osmanit i mungojnë dy deputetë në sallë me të cilët kanë marrëveshje qeverisëse. Dy deputetë të pakicave jo-serbe, Adem Hoxha nga komuniteti goran dhe Fadil Gashi nga komuniteti rom nuk po marrin pjesë në Kuvend.

E pa njërin nga këta të dy nuk po arrihet të bëhet kuorumi për vazhdimin e procedurave për zgjedhjen e presidentit.
Nga partia e Fadil Gashit, Kurti e ka emëruar zëvendësministër Gazmend Salijevic në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, në këmbim të votës së deputetit Gashi për presidentin.

Aktualisht në kutinë e votimit janë 79 vota, një më pak se që nevojitet për ta bërë kuorumin në mënyrë që të vazhdohet me procedurat e zgjedhjes.
Presidenti zgjedhet pasi të bëhet kuorumi prej 80 votave. Nëse në rundin e parë nuk zgjidhet, njëjtë vazhdohet edhe rundin e dytë. Ndërkohë që në rundin e tretë me 80 vota në kuti, presidenti mund të zgjedhet edhe me 61 vota.

Baby Boo