Vjosa Osmani në funeralin e Mbretëreshës: “Dashuria e virtytet do të kujtohen përherë”


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Zotëriu I Parë, Prindon Sadriu, kanë marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II në Mbretërinë e Bashkuar. Në një postim në Facebook, Osmani ka publikuar dy fotografi nga ceremonia.

“Sot në Funeralin Shtetëror të Madhërisë së Saj, kujtojmë dhe nderojmë ndikimin që pati jeta e Mbretëreshës Elizabeth II, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por në mbarë botën. Dashuria, përkushtimi dhe bujaria, janë virtytet për të cilat do të kujtohet përherë! Pusho në paqe Mbretëreshë”, ka shkruar presidentja.

Baby Boo