Vjosa Osmani: I artë edhe Akili ynë!


“I artë dhe Akili ynë!

Kjo është padyshim një nga fundjavët më shpresëdhënëse që prej shumë kohësh në sport.
E gjithë kjo falë xhudistëve tanë dhe triumfit të tyre të pashoq në Kampionatin Evropian.
Sot, Akil Gjakova e përfundoi si kampion i Evropës këtë garë.
Ju po ia dëshmoni gjithë botës se kur ka vullnet, angazhim, përkushtim e talent, nuk ka barriera e as pengesa që nuk tejkalohen, sepse e mira gjithmonë triumfon dhe puna gjithmonë shpërblehet.
Xhudistëve tanë, familjeve që i përkrahën, e trajnerëve që i kalitën ata deri në perfeksionizëm- ju lumtë e bravo që po e ngrisni Republikën tonë drejt majave të Olimpit xhudist! 🇽🇰” ka shkruar presidentja në facebook, kështu duke uruar të gjithë xhudistët nga Kosova për suksesin e dhënë.

Baby Boo